Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar në bashkëbisedim në Korçë.
Në këtë bashkëbisedim ishte pjesë edhe një gazetar, i cili e pyeti nëse një grup oligarkësh kanë marrë pasurinë e Repubikës.
Rama tha se në Shipëri nuk ka oligark, pasi sipas tij oligark do të thotë sesa ata lidhen me pushetin. Rama ndër të tjera tha se në qeverinë e mëparshme oligarkët taksoheshin shumë pak, ndërsa tani 15%.
“Më vjen mirë që marrë një pyetje prej gazetari. E para duhet të shohim fakte dhe këtu ka një shtrembërim të fakteve. Kemi zgjdhur një sistem që do kemi njerëz ta pasur dhe diferenca të mëdha mes këtyre dhe të tjerëve. Këta njerëz shumë të pasur e para a krijojnë apo a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme dhe ai kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen dhe e treta këta njerëz të pasur a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë, në sensin e influencës mbi qeverinë.
Oligark do të thotë, sa lidhet me sa pushtet ke mbi vendimarrjen që do të thotë pushtet okult, jo ligjitim, i ushtruar përmes influecës së përfaqësisë në treg, nuk ka oligark në Shqipëri, nuk ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë, nuk ka në Shqipëri që të më detyrojë mua apo qeverinë që të marrim vendim që shkon në interes të tij dhe në dëm të interesin publik. Më të pasurit para sesa ne të vinim në qeveri pagunin më pak taska. Ata që kishin një taks të sheshtë si furra e bukës dhe sot ata taksohen 15%,” tha Rama ndër të tjera.