“Për kë bie sirena e Kim” ?

Analize

Nga Elmaz Sherifi

Pasi filloi te funksionoj Gjykata Kushtetutese, ambasadorja Kim, po i bie “sirenes” fort cdo dite, qe kryetaret e partive politike te mos fusin ne listat e deputeteve te inkriminuaret.Per ke bie sirena ?Mesa kuptohet, sirena bie per Edi Ramen, i cili u be “streha” e te inkriminuareve edhe ne politik. Aq shume u “trash litari”, sa me insistimin e opozites reale, jo te “opozites se opozites”, qe i sherben maxhorances, u inicua ligji i dekriminalizimit dhe me presionin e faktorit nderkombetare u miratua ligji i dekriminalizimit te deputeteve.

Ky eshte turpi me i madh politik, kur maxhoranca ben ligj, te dekriminalizoj veten.Por, Rama nuk hoqi dore nga”zanati” dhe ne zgjedhjet moniste te veteqeverisjes vendore vuri perseri kryebashkiak te inkriminuare !Tani eshte momenti i regjistrimit te kandidateve per deputet, prandaj ambasadorja Kim po i bie sirenes dhe po bashkepunon edhe me institucionet e administrimit te zgjedhjeve qe te bejne akte nenligjore, qe te mos regjistrohen personat e inkriminuar dhe te ofrohen te maxhoranca per tu bere deputet.Ambasadorja Kim mendoj se duhet te dal nga roli diplomates, dhe si “politikane”, duhet ti thote shqiptareve, cilet jane personat qe jane shpallur non grata nga Departmenti i Shtetit te SHBA, sepse “Rilindja” m as nuk pyet cfare kerkohet, pasi ajo ka qene e mbetet “streha” e te inkriminuareve, per te mbajtur pushtetin.

U deformua parlamenti, dhe u krijua “opozita parlamentare”, per te mbajtur pushtetin. Ku jane tani deputet listare ? Nje pjese po kalojne te rilindja, nje pjese krijuan parti.Cpo behet me ministrat, deputetet dhe punonjesit e larte te administrates e akuzuar ?I pari qe del ne mbrojtje te tyre publikisht eshte kryeministri !Pa ushtrine e te inkriminuareve, nuk fitohen zgjedhjet, prandaj u ndryshua kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, pa konsensusin e opozites.Maxhoranca nuk ka ekzistuar sa u bene zgjedhjet parlamentare ne 2017. Qeveriset me deputetet e “blere” dhe parlamentin e sajuar.

Eshte fakt qe nga 140 deputet qe kerkon kushtetuta, jane 122.Prandaj u hoqen koalicionet dhe nuk respektohen as vendimet e KQZ e po behet cdo dite fushate zgjedhore me shperndarjen e celsave te shtepive.Se maxhoranca ka “cof” prandaj u bene ne 2019 zgjedhjet vendore moniste.Se maxhoranca ka “firuar”, prandaj cdo dite propagandohet sa anetare te LSI shkojne te “Rilindja”.Se maxhoranca ka “merdhi”, prandaj synohet te vihen perseri ne listen e deputeteve te inkriminuaret, dhe ambasadorja Kim ka vene “sirenat” !