Aktualitet

Në vendin ku donte mafia e Ndranghetas po ndërtohen 3 kulla në qendër të Tiranës. Të kujt janë paratë?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, është shprehur mbrëmjen e djeshme se në qendër të Tiranës po ndërtohen tre kulla, në të njëjtin vend ku kanë kërkuar anëtarët e Ndranghetas, të kapur në përgjime nga Prokuroria në Itali.

Në emisionin “As pro, as kundër”, Hoxha ngriti pyetjen se kush po i ndërton dhe kush po i financon këto kulla, që janë në vendin ku kërkoi Ndrangheta.

“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndranghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me cfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?

Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i krimit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme” tha Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?