Drejtuesi i PS në Tiranë kalon te LSI, Pojana: Krah nesh në betejën e madhe

Politike

Një prej drejtuesve të Partisë Socialiste në Njësinë nr.8 në Tiranë i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lajmin e jep drejtuesi politik i LSI në këtë njësi, Klevi Pojana.

Sipas tij, ish drejtuesi i PS do të jetë në krah të LSI në betejën për të rikthyer Shqipërinë në binarët e një shteti të drejtë e social.

Kënaqësi që avokat Kujtimi, ish drejtuesi i Partisë Socialiste, asaj të socialistëve të vërtetë në njësinë 8, të jetë krah nesh në betejën e madhe për ta rikthyer sërish Shqipërinë në binarët e një shteti të drejtë e social, ku sundimi i ligjit dhe mirëqenia sociale nuk janë vetëm propagandë por REALITET!”, shkruan anëtari i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments