Kryemadhi me gratë në Elbasan, shpjegon programin “Bebja në bebe”
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar sot me gratë në Elbasan, me të cilat ka ndarë prioritetet e programit të partisë së saj.
Zonja Kryemadhi shpregoi dhe në veçanti programin “Bebja në bebe” ku këto para nga 1 mijë euro në vit, do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.
“Programi nga bebja në bebe është një program që, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit të qeverisë për bebet që ato të kenë mundësi për ta tërhequr pas 25 viteve ose pas 30 viteve, kur ata bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare.

Kjo është një nga problemet që ka mentaliteti ynë, ose një nga mentalitetet që ka krijuar politika e qeveria, sepse mentaliteti shqiptar është se ke taksidarë që vijnë të rrahin me kamxhik për të marrë taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një ekonomie krejt tjetër, drejt një zhvillimi krejt tjetër dhe normal nuk mund të kuptosh se çdo të thonë fondet e besimit. Dhe tani do të ekzistojë në bursë nga bebja në bebe, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.
Me të vërtetë unë, Moza, e të gjithë nuk përfitojmë nga kjo, por do të përfitojnë fëmijët e fëmijëve tanë. Kjo është një nga qëllimet kryesore, ripopullimi i Shqipërisë dhe të ndalojmë shpopullimin.”– deklaroi Kryemadhi.