‘Bëhet pishman’ për kalimin te PS: Kthehet prapë tek LSI

Aktualitet Politike

Avokati dhe biznesmeni i njohur Esmerald Xhafa, thotë se nuk është larguar nga LSI-ja dhe se është akoma pjesë e kësaj force politike. Ky reagim i tij vjen pas lajmit të djeshëm se ai i ishte bashkuar PS-së.

Mesa duket, Xhafa është “bërë pishman” dhe ka shkruar në Facebook se ai nuk është larguar nga kjo parti, por thekson se është përplasur me drejtuesit e saj LSI “në lidhje me mënyrën e organizimit dhe të sjelljes para fushatës elektorale.”

Ai shkruan se drejtuesit nuk mund të sillen si arrogantë me strukturat e partisë.

“Mendoj se ndryshimi nuk vjen duke u sjellë arrogantë me strukturat dhe me ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të rritur LSI që nga themelimi i saj deri më sot,si dhe nuk mendoj se duhet të vazhdojmë që të sillemi me votuesit si mbretër kur në fakt duhet të jemi shërbëtor i tij”, shkruan ndër të tjera avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa.

Postimi i tij:

Screenshot_5.jpg