Nisma Thurja, kallëzon në SPAK Erion Veliajn për përgjimet e Ndranghetas
Partia Nisma Thurje, lajmëron se mesditën e sotme do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas disa përgjimeve të publikuara ditët e fundit, ku anëtarë të Ndranghetas flasin për pastrimin e parave në Tiranë.
“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftimin e Nismës Thurje.
Politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të mafias Ndrangheta, në përgjimet e kapura nga Prokuroria e Anti-Mafias në Itali, flasin për investime në kryeqytet si mënyrë për të pastruar paratë.