Jep dorëheqjen kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Conte ka mbajtur një takim me kabineti në 09.00 të mëngjesit ku i ka njoftuar edhe dorëheqjen, ndërsa pak më vonë do të dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella.

Më herët mediat italiane thanë se dorëheqja ishte një taktikë e Conte që synon maksimizimin e shanseve të tij për të udhëhequr me një qeveri të re.

Kryeministri i Italisë mbijetoi në të dy dhomat e parlamentit javën e kaluar, pasi ish-kryeministri, Matteo Renzi shkaktoi një krizë politike duke tërhequr partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës. Sidoqoftë, votëbesimi në dy dhomat e parlamentit e la Conten në pushtet, por vetëm me një shumicë të dobët dhe ai që atëherë nuk ka arritur të forcojë mbështetjen.

Sipas mediave atje, Conte ka qenë nën presion nga dy partitë kryesore të koalicionit – Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike (PD) – për të dhënë dorëheqjen paraprakisht para votimit të së Mërkurës, në mënyrë që të ketë një shans më të mirë për të marrë një mandat nga Mattarella për të formuar një qeveri të re të mbështetur nga një koalicion më i gjerë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments