Guxim Alimani: Mafja ne Shqiperi ka emër te përveçëm…!
E ç’nevoje ka Mafja shqiptare te serviret nga Madja e ekspozuar dhe e pergjuar italiane?!!!Ky eshte nje megamashtrim.Sepse Mafja shqiptare eshte me e fuqishme,me e eger,me e drejtperdrejte.Eshte ne shtet,ne pushtet,ne opozite e ne parlament,ne bashki e ministri,ne polici e ushtri….kudo ne kete vend te mjere Mafja ka marre qytetari.E vetmja gje qe ne na mungon eshte drejtesia,hetimi,gjykata,sherbimi inteligjent dhe prokuroria!
Ndaj eshte e kote te bejme zhurme me perkthime nga shqipja ne italisht kur SPAK -zeza i ka shqip-shqip me zë e me figure miliarda qe ju grabiten diten per diell qytetareve.Mjafton nje xhiro te Gjiri i Lalzit ose tek vilat mbreterore ne Sauk qe te mos kesh nevoje per asnje pergjim.Merrni nje raport te thjeshte te KLSH-se dhe do te shikoni se nuk ka nevoje te serviremi nga pergjimet e pepinove.
E kam thene dhe do ta them me siguri se Mafja me e çuditeshme dhe pa asnje dorashke eshte ne Shqiperi…ajo nuk ka as fshehtesi dhe as Omerta…eshte ne Bashki,ne Ministri,ne Parlament e kudo ku ka para publike ndaj nuk ka asnje nevoje per hetim…
Mafja ne Shqiperi ka nevoje per frymen e vullnetin per ndeshkim.Kjo do te ndodhe…dhe askush te mos dyshoje.Dhe nuk ka gjë me te lehtë…sepse Mafja ne Shqiperi ka emër te përveçëm!