Aktualitet

Veliaj akuzon Antimafien Italiane se po përfshihet në fushatë kundër tij

Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për përgjimet e Antimafies ndaj  “Ndragheta-s” në Itali, ku del edhe roli i tij për pastrimin e qindra milion eurove nëpërmjet ndërtimit të kullave në kryeqytetin shqiptar kundrejt një ryshfeti 20%.

Por ashtu siç është mësuar që të reagojë ndaj denoncimeve të mediave dhe opozitës në Shqipëri, ai edhe këtë herë është përpjekur që nëpërmjet batutave bajate ta sfumojë rëndësinë e këtij skandali të paprecedentë.

Erion Veliaj duket se mendon se ata që e dëgjonin në një sallë në Rogozhinë janë aq budallenj sa të mendojnë se një nga institucionet më me reputacion në botë kundër krimit të organizuar siç është Antimafia Italiane, të jetë përfshirë kundër “Lali Erit” në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Kështu Veliaj në vetëm një fjali-shpjegim nuk ka përmendur fare faktin që hetimin ku i ka dalë emri është kryer në Itali nga Antimafia Italiane dhe jo nga opozita këtu, por është përpjekur që ta banalizojë përgjimin duke e quajtur “çudira fushate”  

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Përça dhe sundo ka qenë strategjia e Saliut. I funksionoi në vitet ‘90”, habiti Veliaj me alibinë e tij të trashë./ syri.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?