Manastirliu: Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se Pfizer do të dërgojë rreth 40 milion vaksina në vendet e varfëra në muajin shkurt përmes programit Covax.

Me anë të një postimi në tëitter Manastirliu shkruan se me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës kundër koronaviruist.

“Lajm i mire. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX,” shkruan ministrja.