Dritan Nikoli dhe Ermal Baci, të dy inspektorë të IKMT-së në Kamëz, janë arrestuar sot nga Policia, pasi Prokuroria e Posaçme SPAK, ka lëshuar për ta urdhër-arreste.
Siç shihet dhe nga foto e siguruara nga newsbomb.al, dy inspektorët e Kamzës janë miq me njëri-tjetrin. Kjo i’ua ka lehtësuar dhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.
Ata akuzohen nga SPAK se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë marrë shtetasve të ndryshëm për një periudhë 6 mujore, shuma të mëdha parash në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.
Madje, newsbomb.al mëson se Dritan Nikolli është një emër i rëndësishëm brenda radhëve të Partisë Socialiste. Ai është i deleguari i kësaj force politike për Laknasin. Ndërkohë, inspektori tjetër Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz.
Në një foto të siguruar nga ne, ai shfaqet duke votuar vetë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK dhe Policia, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.
Në foto: Dritan Nikolli (majtas) – Ermal Baci (djathtas)

