Zhupa: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, i është referuar zondazheve të fundit mbi zgjehdjet e 25 prilit, ku sipas saj, të gjitha nxjerrin opozitën fituese.

‘Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese.

Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese.

Marzhi i fitores në këtë moment luhatet ndërmjet 52 dhe 55%.

Shqiptarët në shumicë dërrmuese janë të pakënaqur dhe në ankth.

Kjo shumicë dërrmuese kërkojnë ndryshim real dhe shpresë të re.

Ndryshim dhe shpresë që e ofron vetëm Partia Demokratike dhe aleatët e saj të Opozitës së Bashkuar.

Deri më 25 prill, fitoren do ta thellojmë me më shumë shqiptarë që e dinë se nuk është e lehtë të bësh ndryshimin, por ia vlen të luftosh për ta sjellë atë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments