SKANDAL në Itali, mjekëve u është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës Pfizer

Bota

Sipas informacioneve për mediat vendase, disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid të Pfizer.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin Rovereto në Itali.

Akoma nuk dihet se cili nga mjekët dhe infermierët morën vaksinën e vërtetë dhe kush ujin fiziologjik. Për këtë, profesionistët e shëndetit do të duhet t’i nënshtrohen një testi serologjik.

Ngjarja kishte përfshirë 5 ose 6 punëtorë shëndetësorë. Nëpërmjet testit serologjik, në fakt, është e mundur të verifikohet me siguri se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush ujin fiziologjik.

Sipas mediave italiane, gabimi ka ndodhur me 15 janar, por nuk ka informacione të mëtejshme nëse kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments