Meta: Një shqiptar sot, më i pashpresë se një sirian!

Presidenti Ilir Meta i ka rrëzuar sot të gjitha deklaratat propagandistike të qeverisë dhe sukseset e Kryeministrit Edi Rama duke nxjerrë në pah rritjen e madhe të kërkesave për azil ekonomik nga shqiptarët në vendet e BE dhe duke thënë se një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.

Në këtë këndvështrim, Meta i ka bërë thirrje qytetarëve se është koha për menduar dhe vepruar, thirrje që vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Meta shkroi në FB: “Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët,” ka theksuar Meta në përfundim.

Image
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments