Aktualitet

E gjithë struktura e Degës 7 në Tiranë ka dalë në terren. 25 prilli është sot, asnjë vonesë më shumë. FOTO

Menjehere sapo doli udhezimi nga selia Qendrore e PD per evidentimin e problematikave te zonave perkatese, kane qene strukturat e PD dhe drejtues te FRPD Dega 7 qe, kane dale duke trokitur dere me dere dhe takuar banore te zones. Ajo qe duhet theksuar eshte nje angazhim dhe mobilizim i kesaj strukture dege, e cila nuk ka pritur me asnje sekonde, por eshte derdhur ne terren per te mos humbur asnje dite me shume. Tek te gjithe te pyetur rreth problematikave qe i shqetesojne, eshte vene re nje zhgenjim i madh dhe nje shprese per te ndryshuar kete sistem vuajtes dhe shtypes ndaj shume shtresave te popullit. Ne terren gjithashtu eshte shperndare pothuaj e gjithe struktura drejtues e kesaj dege duke bere identifikimin dhe duke lene porosi per te kontaktuar cdo person. 25 prilli nuk eshte shume larg dhe pse nga takimet me qytetaret eshte vene re nje nje mosdurim deri ne mberritjen e kesaj dite per te votuar dhe larguar kete qeveri oligarkesh.

Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, duke përfshirëGersi Cena, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

Procesi ndahet në dy faza dhe ka nisur që nga 15 janari, ku grupe vullnetarësh po trokasin në dyert e elektoratit, duke iu zgjatur qytetarëve dhe një pyetësor i cili evidenton problemet e qeverisjes, dhe orientimin e votës në 25 prill. Në fazën e dytë nga 6 marsi deri më 20 prill, do jenë kandidatët për deputetë që së bashku me intervistuesit do të shkojnë edhe një herë në çdo shtëpi, bashkë me programin qeverisës të Partisë Demokratike. Në fund të çdo dite, përgjegjësit e grupeve, të dhënat e mbledhura do t’i hedhin në sistem, për të pasur kështu një database të saktë në lidhje me numrin e votave që PD do të marrë në çdo zonë.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe E brendshme

Partia Demokratike, do trokasë në çdo derë të zgjedhësve për të testuar elektoratin e saj. Anëtarë të partisë më të madhe të opozitës, do shkojnë te çdo qytetar për t’iu paraqitur pyetësorët, të cilët në thelb të tyre kanë kryesisht orientimin e elektoratit. Kjo do i shërbejë PD për të ditur dhe një numër të përafërt të votave që do të marrin në çdo qark, pavarësisht se sondazhet e fundit e nxjerrin opozitën e bashkuar fituese. Ky proces përfshin dhe kandidatët e PD-së në lista, të cilët këtë herë nuk do të përqendrohen vetëm në takime, por do i duhet t’i shkojnë çdo zgjedhësi në shtëpi.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe E brendshme

Udhëzimi
Sipas një udhëzimi të shpërndarë për takimet derë më derë, procesi do të ndahet në dy faza. “Faza e parë, nga datat 15 janar deri më 6 mars, do njihet me problematikat që kanë zgjedhësit në përditshmërinë e tyre. Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë): Për të identifikuar votuesit, për t’u bërë atyre disa pyetje, për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre. Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera, për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës” thuhet në udhëzimin e shpërndarë nga selia e PD-së.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme

Kandidatët
Në fazën e dytë që i korrespondon datës 6 mars deri më 20 prill, do jenë kandidatët në listat e deputetëve ata që do të trokasin në çdo derë në qarkun apo zonën që mbulojnë. Kjo është faza ku do të shpjegohen dhe zgjidhjet që Partia Demokratike, ka në program për çështje që i takojnë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë apo në reduktimin e varfërisë. “Si parti politike ne jemi për të zgjidhur problemet e votuesve.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar

Ky është misioni kryesor i çdo partie. Kjo është ajo që çdo votues pret nga ne. Partia që mund ta bindë votuesin se do të zgjidhë problemet e tij, do të fitojë zgjedhjet! Kjo është detyra më e RËNDËSISHME në fushatë, më produktive për të siguruar fitoren dhe duhet të bëhet me seriozitetin më maksimal të mundshëm. Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë tek anëtarësia.

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz që qëndrojnë

Procesi
Po si do të kryhet procesi. Në çdo qark, kandidatët dhe anëtarët e partisë që do të merren me procesin, do të ndajnë zonat ku do të operojnë. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëMeri Cama, njerëz që qëndrojnë dhe E brendshme

Numri i zyrtarëve përgjegjës, grupeve të vullnetarëve dhe zonat përkatëse, caktohen nga Shtabi në varësi të madhësisë së zonës, numrit të votuesve dhe nevojës për të përfunduar procesin në secilën fazë brenda afatit të caktuar. Zyrtari përgjegjës do të shoqërohet nga një ose më shumë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë atë për të regjistruar të dhënat e votuesve, sipas formatit të dërguar”, thuhet në udhëzim.

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe E brendshme

Më pas përgjegjësi i grupit kthehet në shtabin elektoral, ku hedh të dhënat në sistem, i cili më pas shërben për të pasur një database të përafërt të të gjithë atyre që në 25 prill do të votojnë për PD-në. Kjo është hera e parë që partia më e madhe e opozitës, paraqitet në mënyrë kaq të organizuar në zgjedhje. Jo pak herë kjo forcë politike ka mbartur kritika për mënyrën e saj të organizimit, në fushatën elektorale. Trokitja derë më derë nga grupet e vullnetarëve dhe sidomos nga kandidatët pritet t’u japë një tjetër frymë këtyre zgjedhjeve. Të gjitha sondazhet e zhvilluara, nxjerrin opozitën me një avantazh të dukshëm në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se PS rezulton sërish si forca më e madhe.

Imazhi mund të përmbajë: 10 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe E brendshme, text that says 'Partia Demokratike Der an"'
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur dhe turmë
Imazhi mund të përmbajë: 9 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëLefter Gështenja
Imazhi mund të përmbajë: 9 njerëz, duke përfshirëArmando Zhavari, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, including Eda Shuli and Lefter Gështenja, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëLefter Gështenja, njerëz të ulur
Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, duke përfshirëEda Shuli, njerëz të ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 7 njerëz, including Roland Bejko and Lefter Gështenja, njerëz të ulur
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, duke përfshirëLefter Gështenja, njerëz të ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 6 njerëz, including Gladiola Bardhoshi, Eda Shuli and Gjovalin Syla, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?