Braimllari: Korça po përballet me klientelizmin e Rilindjes (VIDEO)

Aktualitet Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për integrim Endrit Braimllari gjatë një interviste në televizionin  publik  ka deklaruar se “Korça po përballet me klientelizmin e Rilindjes”.

“Alternativa e Niko Peleshit në Korçë ka të bëjë me përqendrimin e çdo pushteti në duart e tij për të pasuruar veten dhe familjarët e tij në kurriz të qytetareve të Korçës”, tha Braimllari.

Nuk mundet sot Niko  Peleshi, por të gjithë drejtuesit e qarkut Korçë të flasin për alternativë. Pse? Sepse alternativa që sot rilindja ka përballë qytetarëve të Korçës është alternativa e klientelizmit, alternativa e pushtetit në duart e një personi.

Sot Niko Peleshi ka përqendruar gjithçka në duart e tij, në kurriz të 99% të qytetarëve të Korçës. Sot Korça vuan mungesën e vendeve të punës, për shkak të politikës së gabuar dhe klienteliste që ka ndjekur Niko Peleshi. Sot Korça vuan pa masë largimin e të rinjve e të rejave nga vendi. Sot të rinjtë e të rejat shkojnë e punojnë në Greqi apo në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kanë mundësi të punojnë në Korçë.

Pse? Sepse politika që ka ndjekur Niko Peleshi është se si të pasurojë bizneset e tij personal dhe të njerëzve të tij dhe jo të ndihmojë qytetarët.