Kryeministri grek, Rama na dha të drejtë për t’u zgjeruar.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin grek për çështjen e detit dhe zgjerimin e vendit fqinj me 12 milje. Aktualisht në parlamentin grek po diskutohet projektligji për zgjerimin e Greqisë.
Ai ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u kishte dhënë atyre të drejtë për t’u zgjeruar.
“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt”, shtoi Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Mitsotakis është shprehur se vendi po zgjeron territorin e tij sovran “as duke aneksuar territorin e huaj, as në kurriz të shteteve të tjera, por duke ndjekur procedurat që bazohen në të drejtën ndërkombëtare”, një referencë në Ligjin e KB të Detit, që i jep Greqisë të drejta për të zgjeruar kufijtë e saj detarë në 12 milje.