“Fenomeni Tire” dhe “Fenomeni Torra”- dramat e politikave shtetërore në sektorët kryesore të shërbimeve në Shqipëri

“Fenomeni Tire” dhe “Fenomeni Torra”- dramat e politikave shtetërore në sektorët kryesore të shërbimeve në ShqipëriSfidat e politikave shtetërore në Shqipëri, së fundmi kanë pasqyruar përmes dy fenomeneve “Tire” dhe ” Torra” degradimin e dy sektorëve më të rëndësishëm të shërbimit, shëndetësor dhe arsimor, që sigurojnë vazhdimësinë e zhvillimin ekonomik të vendit.”Fenomeni Tire” pasqyroi përmes “personifikimit të një individi” mungesën e përgjegjësisë dhe kontrollit, një keq menaxhim e situatës së pandemisë në spitalet Covid. Nuk është rasti sporadik i “sekserit” por i mungesës së kushteve që u ofrohen pacientëve; të cilët paguajnë kosto shtesë për shërbimet minimale dhe të detyrueshne nga stafi administrues dhe shëndetësor;…uje, ushqim e pastrim…

Nëse ju referohemi spitaleve rajonale, si Spitali Rajonal i Korçës; qartësisht konstatohet:- mungesa e stafeve shëndetësore në specialitete të caktuara,-mungesa e medikamenteve;-mungesa e financimeve për diagnostikim me aparatura dhe reagentë për analiza të urgjencës; – mungesë financimesh në infrastrukturë dhe teknologji.Kjo situatë ka rritur ndjeshëm pasigurinë edhe pse qytetarët në shkëmbim të këtij shërbimi paguajnë rregullisht taksë mujore.Ndërkohë ” Fenomeni Torra”; na vendos përballë modelin e rolin e mësuesit në sistemin arsimor shqiptar, të depersonalizuar në status, të keq paguar por jo të demotivuar.

Nuk është rasti sporadik ” i një humanisti”, të cilit i duhet të sigurojë kushtet minimale dhe klimën në klasë ( i ftohti i acartë në rajonin juglindor) për të përmbushur më pas misionin e tij fisnik. Kur i referohemi sistemit arsimor problemet janë shumë dimensionale në të gjitha ciklet e studimeve, në veçanti në Rajonin e Korçës.-Mungon një vizioni i qartë, i detajuar dhe i orientuar për zhvillim.- Ka një rënie të vazhdueshme të buxhetit për investime infrastrukturore dhe integrim të teknologjisë së avancuar.- Vihet re keq adaptimi i modeleve më të mira arsimor si norvegjeze, finlandeze, japoneze etj… duke çorientuar politikat shtetërore e duke prodhuar reformim fiktiv. – Ka një tkurrje të sistemit në më shumë se 35% të numrit të nxënësve që e frekuentojnë, largime në më shumë se 22% të mësuseve në të gjitha ciklet e sistemit parauniversitar; më shumë se 35% të shkollave të mbyllura dhe 70% të klasave të reduktuara.- Drejtuesit e shkollave; shpesh individë të emëruar politikisht pa asnjë status meritokratik, që interesohen për përmbushje të egos dhe interesave personale; kanë shpërfytyruar modelin e mësuesit profesionist dhe kompetent. Politikat e këqija shtetërore kanë minuar programet e mësuesisë në të gjitha profilet; duke çuar në mbyllje të tyre në të gjitha universitet shqiptare.

Migrimi masiv dhe rënia e numrit të lindjeve për shkak të pasigurisë ekonomike e shëndetësore që ofrojnë politikat shtetërore, kanë çuar në krijimin e klasave kolektive, që privojnë lirinë për arsim të barabartë dhe ulin cilësinë në këtë sistem duke ulur paralelisht cilësinë e kapitalit njerëzor të vendit.E si të mos mjaftonin këto, edhe rritja e pagës së premtuar për mësuesit “de jure”në vlerën 15% ; evidentoi edhe njëherë zhgënjim dhe mungesë reale vlerësimi, duke rritur pakënaqësite e tyre sepse rritja “de fakto”, rezultoi të ishte më pak se 9%.Kjo situatë që ne e prekim çdo ditë; shtron kërkesën dhe detyrimin qytetar për ndryshim të domosdoshëm! Në 25 prill le të jemi ne protagonistët e ndryshimit dhe progresit, të përgjegjshëm dhe kontribues për të ardhmen e vendit!

Nënkryetare e LSI Korçë

Dr.Suela Dinellari ,

Lektore pranë Universitetit “Fan Noli” LSI Korçë

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments