VIDEO-SKANDALI, mjekët në Wuhan filmohen fshehurazi: Na kërkuan të gënjejmë për vdekjet nga koronavirusi

Qyteti i Wuhanit në Kinë është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se koronavirusi ka dalë fillimisht nga një laborator në këtë qytet.

Mediat e huaja kanë paralajmëruar se një dokumentar do të shfaqet në ITV me titull: “Shpërthimi: Virusi që tronditi botën” dhe pritet të hedhë dritë mbi përhapjen e virusit.

Në këtë dokumentar janë regjistruar me kamera të fshehta mjekët kinezë ku pohojnë se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi që në rastet e para, po u është kërkuar që të gënjejnë në lidhje me gjendjen.

Ata kanë thënë se e dinin që kishte pasur vdekje nga koronavirusi që në dhjetor të 2019, por vetëm nga mesi i janarit, Kina lajmëroi për një viktimë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi “po kalonte mes njerëzve”, por në spitale u kërkua “të mos thoshin të vërtetën”, ndërsa thirrjet për tërheqjen e festimeve të Vitit të Ri u refuzuan,  sepse Autoritetet donin të paraqisnin një shoqëri harmonike.

Kina informoi OBSH për herë të parë për 27 raste të sëmundjes së atëhershme të panjohur më 31 dhjetor 2019, pa raportuar vdekje deri në mes të janarit.

Kjo vjen në mes të presionit në rritje ndaj Kinës pasi një panel i mbështetur nga OBSH tha të hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit, disa ditë pasi SH.B.A. publikuan pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte rrjedhur nga një laborator i Wuhan.

“Në fakt, në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, një i afërm i dikujt që unë njoh vdiq nga virusi. Shumë nga ata që jetuan me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”, ka thënë një mjek kinez.

Në dëshmitë e tjera del se mjekët që morën pjesë në një takim në një spital në Wuhan u informuan të mos flasin mbi natyrën e vërtetë të transmetimit.

Deri në 21 Janar, kur OBSH lëshoi ​​raportin e tij të parë mbi situatën, virusi kishte infektuar të paktën 278 njerëz në Kinë dhe ishte përhapur në tre vende të tjera, shkruan Daily Mail.

Autoritetet ishin të vetëdijshëm se duhet të merrnin masa për festimet e Vitit të Ri në 2020, por ata nuk i ndaluan dhe udhëtimet e mbipopullimi ndihmoi në përhapjen e shpejtë të virusit.

Në të njëjtën kohë, Sir Paul Nurse, virolog në Institutin Francis Crick në Londër, tha se shpërthimi nga Kina në pjesën tjetër të botës ishte “si një zjarr pylli brenda Australisë”.

“Ajo që do të duhej dy, tre, katër, pesë vjet për t’u përhapur disa qindra vjet më parë, tani mund të përhapet në 24 orë”,- tha ai.

Qeveria kineze ka refuzuar që të japë komente lidhur me të dhënat e dokumentarit. 

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2335968.html

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments