Kryemadhi zbulon se ku tjetër mund të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thënë edhe një herë se do të kandidojë në Fier dhe Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit.
E pyetur nga gazetarJa Olta Bruko nëse ka menduar për një qark tjetër, Kryemadhi nuk ka përjashtuar edhe qarkun e Tiranës dhe Durrësit.
Ajo është shprehur se tani kryetari të një partie i lejohet të kandidojë në katër qarqe kështu që po mendon edhe qytetet e tjera.
“Monika kandidon në Fier dhe Elbasan për të goditur Rilindjen kështu që 25 prilli është shanci dhe ditë për ndryshimin e madh. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. Nuk e kam menduar ka kohë deri atëherë edhe për Tiranën edhe për Durrësin, Se tani kryetari mund të kandidojë në katër qarqe,” tha Kryemadhi ndër të tjera.