Baton Haxhiu: Është rritur mirëqenia, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë në Shqipëri

Aktualitet

Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e djeshme për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, por kjo është mohuar nga Haxhiu.

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments