Zyrtari i PS: Të ikurit nga LSI nuk mund të jenë gjeneralë te ne!

Aktualitet Politike

Fushata zgjedhore ishte fokusi në emisionin “60 Minuta” në RTV SCAN nga gazetari Arbër Hitaj. Të ftuar në studio ishin: Arben Pëllumbi sekretar organizativ i PS, Dhurata Çupi, ish-deputete e PD dhe Edi Vlusha drejtor i komunikimit në UET.

Ish-deputetja e PD foli në lidhje me kalimin e ish-zyrtarëve të LSI në PS. Çupi tha se ky kalim nuk do të ketë asnjë efekt për opozitën shqiptarë, përkundrazi sipas saj PD dhe është opozitë më e bashkuar se kurrë. I pyetur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve Edi Vlusha u shpreh se do të ketë dy humbës sepse të dy kampet opozitare nuk do të mund të sigurojnë mbi 70 mandate për fitore.

Ndërkohë Pëllumbi tha se mazhoranca synon 800 mijë vota të cilat konvertohen në mënyrë absolutë direkt në fitore. Sipas Pëllumbit ardhjet nga LSI janë pozitive, por nuk duhet harruar se ata po shkojnë në PS jo si gjeneralë.

A do ketë një efekt kalimi i ish-zyrtarëve nga LSI në PS?

Dhurata Çupi:

Asnjë efekt për opozitën shqiptare. Nuk dua të futem në një marrëdhënie që nuk ka të bëjë fare PD. Partia Demokratike drejton një opozitë më të bashkuar se kurrë. Ne kemi një eksperiencë të pandodhur në 30 vite. Kemi një parti një parti në qeverisje që nuk i bashkangjitet asnjë parti tjetër ndërkohë kemi një opozitë që ngjall shpresë e besim dhe pothuajse të gjitha partitë e tjera i janë bashkuar opozitës. Unë mendoj që jemi një opozitë e bashkuar.

Edi Vlusha:

Unë mendoj se do të ketë dy humbës. Të dyja kampet opozitare nuk do të mund t’i kalojnë 70 mandatet.

Arben Pëllumbi:

PS ka rreth 750 mijë vota te vetat qoftë në zgjedhjet e 2013 qoftë në zgjedhjet e 2017. Ne tentojmë t’i rrisim prapë. Po punojmë për vetat tanë.
Janë rreth 100 e ca mijë votues të rinj. Ne pretendojmë 800 mije vota. Besojmë se me 800 mijë vota jemi të fituar në mënyre absolute. Në lidhje me largimet e ish zyrtarëve të LSI, ata nga PS janë larguar dhe kthimi i tyre është i mirëpritur, po jo gjeneralë, kuptohet.

© SYRI.net