Rama komplimente Spiropalit: “Lulet shkojë tek lulet”
Kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan 2, pasi u rindërtua nga dëmtimet e tërmetit.
Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
Në momentin që u futën në shkollë, dy vajza po i prisnin me buqeta me lule.
Rama nuk i ka marrë vetë lulet, por u ka bërë me shenjë që t’ua jepnin Spiropalit.
“Lulet shkojnë tek lulet, Rakipi është ferrë, unë jam ferrë, Arbeni është ferrë”,- ka thënë Rama ndërsa të tjerët shpërthyen në të qeshura.
Total 0 Votes
0
0