Meta me studentët në Vlorë: Të dëgjojmë zërin e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët e Vlorës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se me studentët ka ndarë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës.

Kreu i Shtetit shkruan se duhet të bëhet gjithçka që të dëgjohet zëri i të rinjëve që ata të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tone