FRESH, publikohet foto e rrallë e viteve 1992

Aktualitet Politike

Sot Forumit i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESH) feston 29 vjetorin.

FRESH u krijua në 15 Janar të vitit 1992, ku me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, kshtu lindi dhe organizata.

Në foton e mësipërme 29 vite më parë, është grupi i parë i FRESH-it.

Në foto janë shumë figura të njohur politike të ditës së sotme si: Ilir Meta, Erion Braçe, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Namik Dokle, etj.

Por ajo që vihet re është ndryshimi i madh i këtyre personaliteteve që madje bëhet edhe i vështirë identifikimi i tyre.

29 vite nga krijimi i FRESH, publikohet foto e rrallë e viteve 1992, ja si dukeshin Ilir Meta, Erion Braçe dhe Ermelinda Meksi