Kryemadhi: Bindni miqtë tuaj që të votojnë me 25 prill për të sjellë ndryshimin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në njësinë numër 5 në qytetin e Tiranës, për të biseduar me mbështetësit e saj.

Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit.

 “Ne sot, në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, se sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat.

Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.

Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit, t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë”,- u shpreh Kryemadhi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments