Bashkia e Vorës bën kërdinë me personel dhe këshilltarë (DOKUMENTI)

Aktualitet

Ndodh edhe kështu. Në bashkinë e Vorës, që është pak kilometra larg Tiranës, tani, vetëm afro katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, Gentian Picari, i ngarkuar me detyrën e kryetarit kërkon pesë këshilltarë në fuksion të kryetarit për problematika të bashkisë.

Shkresa që ka dalë nga zyrat e bashkisë, e firmosur nga kryetari dhe vulosur nga institucioni specifikon pozicionet se ku do të shtohet personeli në bashkinë Vorë.

Ndoshta e kanë të nevojshme shtimin e specialistëve nëpër drejtori të ndryshme, por ajo që të bën përshtypje, është se kryetari kërkon pesë këshilltarë që ta këshillojnë pranë kabinetit të vet.

“Ju propozojmë ndryshimin e numrit të punonjësve të bashkisë Vorë dhe njësive administrative Preze dhe Berxullë nga 400 punonjës në 473 punonjës në total për bashkinë Vorë dhe Njësitë Administrative Prezë dhe Bërxullë” specifikon Gentian Picari në kërkesën e tij.

Nuk dihet nëse kërkesa e tij do të miratohet, aq më tepër që sipas ligjit zgjedhor, në administratë nuk mund të bëhen lëvizje përpara zgjedhjeve, për të mos influencuar në punësimet në administratë./ newsbomb.al/

Screenshot_11.png
Screenshot_10.png