Pandemia/ Maskat e zeza nuk rekomandohen pasi kanë substancë helmuese

Kuriozitete

Maskat mbrojtëse janë bërë të domosdoshme për shkak të pandemisë së Covid. Të gjithë preferojnë që t’i kombinojnë ato me veshjet e tyre apo të gjejnë një maske me ngjyrën që u pëlqen.

Por sipas një studimi që ka publikuar DW del që maskat e zeza nuk janë të rekomandueshme për tu përdorur. Kjo pasi ato përmbajnë mbetje të një substance helmuese të quajtur anilinë. Kjo substancë përdoret në industrinë e tekstilit për ngjyrosje. Sipas ekspertëve substanca e anilinës nëse thithet apo krijon kontakt me një pjesë të dëmtuar të lëkurës mund të krijojë probleme të frymëmarrje, dhimbje koke, reaksione dhe dëmtim të syve.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani një nga masat që janë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit është mbajtja e maskave mbrojtëse.

Maska me shumice 200 leke | Tiranë