Braimllari/ Ne do te thyejmë monpolin e ngritur në Korçë nga Niko Peleshi.

Sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari flet në një intervistë për ‘standard’ mbi zgjedhjet e 25 prillit dhe garën në qarkun e Korçës, ku ish-deputeti është caktuar nga partia si drejtues politik. Sipas Braimllarit, Korça vuan prej vitesh politikën klienteliste të kthyer në monopol nga Niko Peleshi, ministri i mbrojtjes i emëruar para pak ditësh nga kryeministri Rama. Po ashtu Braimllari komenton situatën e përmbytjeve në vend, darkën e shum komentuar të Dubait, si edhe denoncimin në SPAK nga LSI të kryeministri dhe disa ministrave të PS-së.

Jeni caktuar nga LSI si drejtues politik për qarkun e Korçës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Cilat janë problematikat më të theksuara në këtë qark dhe cfarë alternative ofron LSI?

Korca është një rajon i mrekullueshëm përsa i përket bujqësisë dhe turizmit por fatkeqësisht është lënë në harrese nga Rilindja. Ne Korçë mungojnë investimet në bujqësi duke e vendos në vështirësi fermerin vendas. Papunësia dhe largimi i te rinjve është një problem serioz për gjithë Qarkun e Korçës. Rilindja ka vrarë shpresën në Korçë.

Ekonomia e Korçës drejtohe nga dy persona të cilët abuzojnë jo vetëm me fondet publike por përdorin dhe asetet shtetërore per te ndertuar bizneset e tyre. Korça nuk mundet të rri peng i kësaj politike të vjetër klienteliste.

Të rinjtë korçarë meritojnë vleresim dhe LSI angazohet për të kthyer shpresën, duke hapur vende pune dhe duke i krijuar të rinjve korçarë punësimin në vendin e tyre. Ne do te thyejmë monpolin e ngritur në Korçë per ti a kthyr Korçën të rinjve që duan të kontribuojne dhe të jetojnë në këtë vend. Ne po punojmë çdo ditë me të rinjtë energjikë, gjimnaziste, student ekselent dhe petagog te nderuar për ta bërë Korçën shtëpinë tonë. Ne do t’i japim një shans rinise korcare dhe për këtë kemi LSI-në e këtij qyteti, ku të rinjtë korçarë gjejnë veten dhe janë bërë bashkë një ekip i vetëm për të goditur monopolin e politikës së vjetër klienteliste që mendon vetëm për interesin e vet personal sesi të investojnë në bizneset e të afërmve të tyre duke lënë qytetarët korçarë në varfëri ekstreme. Në Korçë kjo politike ka një emër, Niko Peleshi.

Si e shihni situatën nga terreni, nga takimet e përditshme me qytetarët dhe cilat janë pritshmëritë e LSI-së në garën e 25 prillit për qarkun e Korçës?

Situata është jashtëzakonisht e rëndë përsa i përket ekonomisë, largimin e të rinjve dhe mungesën e vendeve të punës. Në Korçë beteja është për të thyer monopolin e politikës klienteliste dhe për këtë LSI do angazhohet maksimalisht.

LSI në Korçë po përfaqësohet në mënyrë dinjitoze me një ekip të ri plot energji ku peshën kryesore e mbajnë të rinjtë pofesionistë dhe petagogët e nderuar të cilët përballen çdo ditë me problemet e qytetit dhe janë të gatshëm të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për të transformuar Korçën në një rajon të zhvilluar që prodhon mundësi punësimi për të rinjtë. Beteja jonë për Korçën është e qartë, krijimi i shanseve të barabarta për të gjithë, hapjen e vendeve të punës, krijimin e mundësive për të rinjtë, zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, si dy sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë, që prodhojnë dhe mundësi të mira punësimi.

Vendi gjendet prej ditësh nën pushtetin e ujit. Shirat e pandalshëm kanë krijuar probleme për pronat e mjaft qytetarëve, ndërsa në disa zona rrezikohet edhe jeta e banorëve. Si e gjykoni këtë problematikë dhe si e vlerësoni strategjinë e qeverisë në këtë aspekt?

Kjo qeveri prodhon vetëm kriza dhe nuk është e fokusuar në shërbim të qytetarëve. Duhet të largohet sa më shpejt kjo qeveri e cila nuk ka në fokus qytetarin por oligarkinë.

Ndërkohë në vend ka hapur një debat të fortë një video që qarkulloi nga një darkë në një prej restoranteve më luksove në Dubai, ku merrnin pjesë një pjesë e ministrave të qeverisë shqiptare, përfaqësues të bashkisë Tiranë si edhe një prej biznesmenëve më të pasur në vend. Cili ëhstë komenti juaj mbi këtë?

Shqiptarët zhyten në varfëri ekstreme kurse rilindasit me taksat e qytetarëve drejtojnë në restorante super luksoze. Tregon qartë që Rilindja nuk ka në fokus qytetarin por të mbushin xhepat e tyre dhe të defrehen në luks ku ndërkohë vendi zhytet çdo ditë në varfëri.

LSI kallëzoi sot përmes jush në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministi Ahmetaj, kryebashkiaku Veliaj, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë, ku akuzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral. Sa besim keni se SPAK do ta hetojë e do ndërmarrë veprimet e duhura për këtë denoncim?

Ne do të denoncojmë çdo zyrtare të kësaj qeverie që abuzon dhe përdor për interes elektoral asetet dhe funksionin publik. SPAK ka shansin të tregoj që është një strukture serioze që vendos drejtesi për të cilët ne kemi aspiruar.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments