Skerdian Dhuli/ Se kemi Edi Ramën kryeministër?

Aktualitet Shkrime

Se kemi Edi Ramën kryeministër ?

Po. Ja çfarë kemi dhuratë prej këtij fati që na ka rënë. Prej këtij fakti sot kemi zero investime të huaja në Shqipëri. Sot kemi një shëndetësi të dhënë me koncesion. Kemi një vend që më shumë mjek ka në Gjermani sesa në Shqipëri.

Kemi mjl vend që në shumicën e qyteteve nuk hyn në punë materniteti sepse nuk ka rini që të lindin fëmijë. Kemi një vend që mbahet mend vetëm si parcelë droge anëekënd vendit. Kemi një shtet ku korrupsioni ka kapur himalajet. Kemi një vend që na e mbyt një shi 4 ditor. Kemi një vend që i hapim negociatat 7 herë dhe në fund prapë të izoluar. Kemi një vend ku nga 3 kushte në 2013, sot BE na ka vendosur 15 të tilla. Kemi një vend pa Gjykata, pa media të lira, pa asnjë institucion të pavarur që nuk është në varësinë e Edi Ramës.

Kemi një vend që i vendos traun Kosovës. Kemi një vend Kryeministri i të cilit do më shumë Viçiçin sesa liderët e Kosovës. Kemi një vend që drejtohet nga emocionet që Skënderbeu i dhuron Elisës. Kemi një vend ku gjysma është nën ujë nga kaskadat e hidrocentraleve ndërsa ministja e Energjitikës feston tek Nusreti në Dobai. Kemi një vend ku një imam si Elvis Naçi mbledh më shumë ndihma për dëmet e tërmetit sesa qeveria.

Kemi një vend që akoma nuk ka ujë të pijshëm dhe energji elektrike në gjithë territorin e tij. Ka ende. Por më keq se kaq nuk mund të bënte askush. Falë Edi Ramës ndodhën të gjitha. Deri në në 25 Prill