Rama do të bëjë sot vaksinën, Manastirliu dhe kabineti do të presin radhën

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do ta bëjë vaksinën ditën e sotme, për të qetësuar shqiptarët që mendojnë se vaksina nuk është e sigurt.

Ai tha gjithashtu se ministrja e Shëndetësisë dhe kabineti nuk ka për të bërë vaksinën, por do të presin radhën si gjithë të tjetër.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurt, por që vaksina është arma asgjësuese e këtij armikut të padukshëm dhe për t’iu thënë të gjithëve që dokrrat e çipeve, modifikimit të ADN-së, e me transformime të ilirëve vikingë apo në aziatik, janë qesharake.

Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë.

Ndërsa ministrja e shëndetësisë dhe anëtarë e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket.

Nuk mund ta bëjë ministrja e Shëndetësisë as të tjerët.

As unë nuk do ta bëja, por meqë kemi një grup konspiracion, do ta bëj.

Do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi që drejtojnë vendet e tjera. Nuk do dëshiroja që të ti zija radhën atyre që duhet ta bëjnë më parë.

Do ta bëj sot vetëm për të vërtetuar të gjithë shqiptarët”,- tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments