Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…

Aktualitet

Jofiel Koço është një astrolog shqiptar i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Këlnit në degën e Shkencave Okulte Orientale.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në programin ‘Expuls’, ku bëri një bilanc lidhur me faktin se kush nga kandidatët do të jetë më i favorizuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij ‘yjet’ do të jenë në favor të kreut të PD-së Lulzim Basha, teksa ky fat nuk do të ndjek kryeministrin Edi Rama.

“Astrologjikisht, Basha si shenjë karriere dhe shenjë lartësimi, i ka të gjitha shanset të pakten sipas astrologjisë për t’u bërë kryeministër” u shpreh Jofiel Koço.

Kujtojmë që Basha i përket shenjës së binjakëve, ndërsa kryeministri shenjës së gaforreve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments