Zbulohen detajet e takimit Rama-Mitsotakis

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Më pas do të marrë pjesë në një drekë pune në shtëpinë e kryeministrit grek Mitsotakis.

Më herët, Rama tregoi në rrjetet sociale se do të bisedojë për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do t’ia dhurojë Shqipërisë.

Mediat greke kanë shkruar se Rama në drekën me homologun e tij Mitsotakis, do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?