Paloka: Elbasani, Qarku më i vështirë, Rama ishte i pashpresë ndaj u tërhoq nga kandidimi

Politike

Edi Paloka, drejtuesi politik i Qarkut të Durrësit, i emëruar dje nga Basha, shprehet se ky qark është më i vështiri pasi Rama ka përdorur të gjithë format për të deformuar votën. Për këtë, ai është referuar dosjes së vjedhjes së votave, e quajtur Dosja 339.

“Durrësi është një ndër zonat me probleme më të shumta si zonë elektorale dhe këtë e pamë dhe me dosjen 339 ku Rama përdori të gjithë format për të deformuar votën. Durrësi është qarku që jo vetëm durrsakët por të gjithë shqiptarët presin që të shikojnë ndryshimet pasi ka kohë që në atë qark ndihet fryma dhe presioni për ndryshimit ndihet më shumë. Dhuna e rilindjes përmes korrupsionit ka qenë më e ndjeshme dhe të gjithë institucionet kanë qenë nën drejtimin e krimit. Durrësi pret shpëtim, nëse në të gjithë Shqipërinë ka një revoltë dhe urrejte për këtë qeveri dhe për kryeministrin Rama”, është shprehur Paloka në Abc Neës.

Demokrati ka komentuar dhe lajmet që dolën pak muaj më parë, sipas të cilave kryeministri Rama do të kandidonte në Durrës më 25 prill, por që më pas Rama vetë e mohoi. Sipas Palokës, Rama u tërhoq nga Durrësi sepse ishte i pashpresë.

“Rama u tërhoq nga Durrësi pasi kontaktoi me disa koka bandash nuk i dhënë shpresë ndaj dhe u tërhoq, këto janë fakte. Arsyeja pse ka ikur e ka parë me sytë e tij atë që i thonë sondazhet dhe pritet që në Durrës Rilindja të pësojë humbjen më të madhe për këtë  ne i kemi dhënë rëndësi, dhe nëse do të ishte një barrë që do e mbaja vetëm unë do të ishte e pamundur, por është e gjithë PD-ja dhe opozita. Janë qytetarët e  një qarku që presin ndryshim”, shtoi ai.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments