Kush është gruaja që tërboi Nasip Naçon, Ramën dhe Kokën (VIDEO)

Aktualitet Politike

Pak orë pasi ish-ministri i Drejtësisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço i shfaqur ne krah te Blendi Klosit, kaloi zyrtarisht në krahun socialist, një video ka qarkulluar kudo në rrjet. Kjo nuk eshte video e vetme pasi video te tjera jane paralajmeruar nga kryetarja e LSI, Kryemadhi.

Në video duket kryeministri Edi Rama i cili i kërkon Naços të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Lefter Koka në video i thotë kryeministrit se Naço është i pakënaqur me LSI-në.

Gjate joshjes qe ata te dy i bejne Nacos, Koka permend edhe Elona Gurin, një personazh shumë pranë Kryemadhit, të cilën kjo e fundit e ka caktuar si drejtuese e fushates në Durres. Duket se sipas Kokes, Naço është mërzitur për faktin se Kryemadhi ka thirrur më shpejt Elonën se sa atë për të qarë hallet para fushatës. Por nga ana tjeter Elona Guri eshte nje personazh shume i njohur ne radhet e LSI dhe me nje reputacion te larte ne Qarkun e Durresit ku duhet thene se ky qark banohet se shumti nga njerez te erdhur prej Skrapari dhe zona te tjera te Jugut. Gjithashtu Elona Guri njihet dhe si nje nga njerezit me te afert dhe besnik te Ilir Metes si dhe nje nga personat me aftesi te larte komunikuese ne terren dhe me gjere. Ky ndoshta ka qene dhe shkaku madhor qe ka terbuar Nasip Nacon, i cili i shtyre dhe nga ish ministri tjeter i LSI, Koka, i cili e njeh forcen dhe reputacionin e Gurit ne Durres, ben qe Naco te pranoje oferten e ofruar nga Rama nen efektin e alkolit, per t’ju bashkuar te dyve. Nuk dihet pozicioni qe Rama do i ofroje Nacos, por nje gje eshte e sigurte qe, Koka te jete shprehur tek Naco duke e paralajmeruar se caktimi i znj Guri ne Durres ty te nxjerr jashte loje dhe te ul peshen qe mund te kishe ne nje rast tjeter.

Ndryshimi i kahut politik nga Naço ka shkaktuar jo pak komente, ndërsa vetë ai e quajti LSI-në në eksperiment politik.

SPRINT.AL