Dvorani i Korçës po përballet me shkatërrimin e bujqësisë.Të rinjtë të pashpresë.

Politike

Të rinjtë të pa shpresë.

Në 25 Prill merr fund kjo politikë shkatërruese.Njësia Administrative Mollaj edhe pse një nga njësitë më të rëndësishme në Qarkun e Korçës, është lënë në harresë!Njësia Mollaj është orientuar drejt zhvillimit të ekonomisë bujqësore në sektorin e agrokulturës. Por për shkak të politikave klienteliste, mungesës së subvencioneve dhe mungesës së vullnetit politik per zbatimin e reformave ligjore në përmirësimin e situatës në këtë sektor; kjo njësi po përballet me problematika të shumta.Banorët e zonës, duke e vlerësuar si të vetmen mundësi punësimi për tu kujdesur për familjet e tyre; përballen sot me vështirësi në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, zhvillimin dhe investimin në teknologji dhe gjetjen e tregut për t’i shitur ato.

Kjo sepse politikat qeverisëse shtetërore i kanë përjashtuar nga skemat e subvencioneve.Përkatësisht në fshatin Dvoran, por edhe në disa fshatra të tjerë që janë pjesë e njësisë, ato janë inekzistente.Situata e krijuar është pasojë e mashtrimeve te Rilindjes, premtime të gënjeshtërta që synonin rregullimin e territorit përmes dhënies së pronësisë së tokës, premtime qe nuk u realizuan kurre.

Politikat qeverisëse selektive dhe në mungese te vullnetit per të përmirësuar gjendjen në këtë sektor; aktualisht, e kanë çuar situatën deri në falimentimin e një pjese të konsiderueshme fermerësh, duke ulur nivelin e ekonomisë familjare, duke rritur zinxhirin e papunësisë e duke nxitur emigracionin.Sektori i bujqësisë; është ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të rajonit. Sot ka nevojë për mbështetje me anën e politikave që nxitin dhe zhvillojnë disiplina të ndryshme. Për rrjedhojë zhvillim teknologjik, mbështetje financiare duke krijuar mundësi jo vetëm rritjen e ekonomive familjare por dhe mundësi për hapjen e vëndeve të reja të punës.

Kristi Kananllari , LSI Korçë

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
5 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments