ABC shkarkon Baton Haxhiun: Shkeli kontratën, i ndërpriten emisionet
Pak ditë më parë tirananews.al publikoi lajmin se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në një tjetër televizion, atë të Euronews Albania që drejtohet nga Ilva Tare.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.
Ndërkaq, mësohet se ndarja me ABC nuk ka qenë edhe aq e mirë. Pasi të njëjtat burime bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.
Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij.