Gazment Bardhi, caktohet si drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Aktualitet Politike

Kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë Gazment Bardhi, si drejtues politik të qarkut të Elbasanit.

Më herët, Basha ka emëruar Edi Palokën si drejtues politik në Qarkun e Durrësit. Pritet që në ditët në vijim të bëhen publik emrat e të gjithë drejtuesve politik të PD në qarqe.

Deri tani, bashkë me Gazment Bardhin, Basha ka emëruar 5 drejtues politikë në qarqe. Në Shkodër është emëruar Helidon Bushati, në Durrës Edi Paloka, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj.