Edi Paloka caktohet i deleguari politik i PD-së në Durrës

Politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka emëruar të deleguarin politik për qarkun e Durrësit.

Mësohet se në këtë qark është emëruar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Paloka pritet të jetë edhe i pari i listës në qarkun bregdetar, ku ka një sërë problematikash.

Në Durrës është e hapur dhe çështja e blerjes së votave nga Vangjush Dako, i cili del edhe në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘339’, çështje që ende nuk është hetuar.