Vetëm disa orë na ndajne para superfidës Milan-Juventus
Vetëm disa orë pak para superfidës Milan-Juventus, klubi kuqezi ka konfirmuar se Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.Autoritetet shëndetësore u informuan menjëherë. Të gjithë anëtarët e grupit të ekipit iu nënshtruan testeve të mëtejshme por rezultati ishte negativ.
Të dy futbollistët pritej të luanin titullarë mbrëmjen e sotme, por do t’i shtohen listës së mungesave, ku bëjnë pjesë edhe emra si Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Bennacer, Sandro Tonali e Matteo Gabbia. Trajneri i Milanit Stefano Pioli është në telashe, dy janë zgjidhjet më të mundshme taktike: Calabria mund të formojë dyshen e mesfushës me Kessie, ndërsa Hauge do të zëvendësojë Rebic.
windows 10 home kaufen