Aktualitet

Mira Rakacolli: Brenda tre muajve të parë do të vaksinohet 20% e popullsisë

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka treguar mënyrën dhe kohën e cila parashikohet të vaksinohet, popullësia në vendin tonë.

Gjithashtu,Rakacolli është shprehur se; 20% e shqiptarëve, do të vaksinohen në tre muajt e parë të vitit 2021.

Do të sigurojmë menjëherë rreth 20 përqind të nevojës që ka popullsia shqiptare për vaksinim prandaj kemi bërë pagesën për mbi 1 milion e 140 mijë doza. Por nuk jemi ndalur vetëm COVAX dhe kemi bërë tratativa edhe me vende të BE, jo vetëm përmes mekanizmit të BE drejtpërdrejt, por edhe me vende të BE, për të përfituar nga dozat që do të marrin ata nga BE, sepse vende që janë sot anëtarë të BE e marrin të gjithë në të njëjtën kohë, në bazë të marrëveshjeve që kanë. Njëkohësisht kemi bërë tratativa për të marrë vaksina edhe drejtpërdrejt nga kompanitë farmaceutike, si: Pfizer apo Moderna”, është shprehur Rakacolli, në një intervistë për Gazetën SI.

Sa i përket pasaportës, ku do shënohet se e ke marrë vaksinën, Rakacolli pranoi se; për momentin në vendin tone, nuk po diskutohet për një dokument të tillë.

“Nuk e kemi diskutuar ende. Kjo varet nga politikat që do të vendosin shtetet. Deri tani nuk ka një qasje të përbashkët të shteteve. Vende të ndryshme do të ndjekin politika të ndryshme. Por ajo çfarë mund të themi është se vaksinimi nuk është i detyruar dhe do të jetë falas.”– ka përfunduar Rakacolli.

office 2019 home business kaufen
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?