Gjenden në Përmet, dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë
Dy shoqet e ngushta, Kejsi Ahmetaj dhe Moina Hajdari ishin larguar nga shtëpia e tyre në Tiranë në datën 1 janar dhe që prej asaj dite ishin në kërkim.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.
office 365 kaufenTotal 0 Votes
0
0