Basha përballë të rinjve: Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli!

Politike

Në turin e takimeve me të rinjtë, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë shumë interesante me disa të rinj që nuk kanë vijuar dot universitetin ose kanë pamundësi të mbarojnë studimet nga pamundësia ekonomike.

Vendimi ju takon ju. Vendimin do e merrni me 25 prill, do pranoni këtu kushte apo do ndryshojmë. Do vazhdojmë kështu apo do ndryshojmë. Kam bindjen që do ndryshojmë. Dy rrugë ka. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Juve mund tju duket paradoks, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qënë rinia përballë. Një gjë i bashkon, bindja e rinisë se mund tja dalin. Gjërat e pamunduar mund të bëhen. Para 10 vitesh shqiptarët nuk mund të lëviznin në zonën Shengel. Duket sikur do ju thoje do fluturoje në kozmos. Sot pa asnjë penges mund të lëvizin. Nuk është thjesht një objektiv abstrakt, eshtë shumë i prekshëm. Ndryshimi që PD synon ta sjellë mund ta prekni të gjithë ju, në eknomi kryesisht, për ju për prindërit tuaj. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë.

Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli, të qëndrojmë në shtëpi do të thotë mos të ketë ndyshime. Të gjithë shqiptarët vuajnë ata janë në rregull. Kryeministri është në rregull, vetëm flet. Kurrë nuk ka qënë me e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bëhë. Thirrja kryesore që kam për ju në qoftë se keni vendosur për ta ndryshuar të gjithë bashkë do e bëjmë realitet. Fondet e shtetit do të shkojnë për interesat tuaj.

Ernest Sulaj, studion për gjeografi dhe zanati i tij është mësuesia, por ai i tha kryetarit të PD se për të mbaruar studimet duhet të punojë dhe këtë nuk e bën në zanatin e tij, por si punëtor ndërtimi.

Ernest Sulaj:  Unë quhem Ernest Sulaj. Unë jam student, master viti i dytë, studioj gjeografi, master profesional dhe së shpejti një mësues i së ardhmes. Përveçse punoj në ndërtim, shoh që nuk kam të ardhme.

Basha: Ernest, punon në ndërtim?

Sulaj: Po!

Basha: Ditë për ditë?

Sulaj: Po!

Basha: Sa orë në ditë?

Sulaj: Pa orar, nga ora 7 deri në 5, 6 mbasdite.

Basha: Çfarë pune bën?

Sulaj: Me skela. Punoj në ndërtim, nuk e kam problem, punoj me pasion. Por problemi im është sepse unë kam investuar shumë për shkollimin tim, familja ime gjithashtu ka investuar dhe e shoh që pas tre muajsh ku unë duhet të jem praktikant, shumë kolegë të mi do të marrin një rrogë më të ulët sesa unë marr në ndërtim. Ky është problem që unë kam, jam skeptik, të ndjek punën ku ndjek punën që paguhem më mirë apo shkollimin.  

Gjatë bisedës, kreu i opozitës shpjegoi edhe planin e PD për arsimin, veçanërisht pjesën për pagat e mësuesve.

Mësuesit e papaguar, tha Basha janë dëmi më i madh që i bëjmë fëmijëve tanë.

“Pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon. Pagat e mësuesve në Shqipëri nuk kanë pasur rritje në këto vite. Tani pas 7 vitesh premtime të pambajtura, tani që po vjen momenti për ta larguar këtë qeveri me votë, janë kujtuar dhe kanë premtuar rritje rrogash, po rritja e rrogave që kanë premtuar është prapë simbolike krahasuar me atë që nuk kanë bërë për 7 vite me radhë.

Në qoftë se ne mësuesit sot i kemi më të papaguarit në rajon, të parët që dëmtohen janë fëmijët, janë nxënësit, janë studentët dhe natyrisht familjet e tyre.

Pra, dëmi që vjen nga mësues të papaguar mirë, është një dëm për të gjithë shoqërinë. Dhe ne këtë e dinim fare mirë kur dyfishuam rrogat e mësuesve.

Ju jeni të rinj, por në qeverisjen tonë të mëparshme, ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve. Dhe kur e premtuam shumë njerëz thanë kjo s’bëhet, ky është premtim elektoral.

Fakti është që pagat u dyfishuan!  Kjo padiskutim pati një impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek mësuesit por edhe tek nxënësit, tek studentët dhe tek gjithë familjet shqiptare.

Sot sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit. Ky është objektivi i parë sa i përket pagave të mësuesve”, – tha Basha.

https://fb.watch/2GSKnHhCf1/

windows 7 enterprise kaufen
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?