Aktualitet

Balluku: Nuk ka rritje, çmimi i energjisë i palëvizur që nga viti 2014

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” bashkë me kryeministrin Rama ishte edhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila krahas arritjeve, u ndal të sqarojë edhe çmimin e energjisë, e dhënë, e cila, siç tha, po përdoret politikisht.

“P o ndalem pak tek çmimi i energjisë dhe konsumatori familjar, që përbën numrin më të madh i abonentëve në rrjet. Kemi dëgjuar shumë që çmimi këto kohë po përdoret politikisht, por do të doja t’i referoheshit kësaj tabele. Do kuptoni që nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë që nga viti 2014. Ky është një fakt i pakontestueshëm”,- tha ajo.

Balluku shtoi ndër të tjera se: “Nga 18 mars 2020 të gjithë konsumatëret e linjës 35 KË i drejtohen tregut të lirë me konkurencë të hapur për të blerë energjinë. Po merren masa për të liberalizuar edhe shërbimin e konsumatorëve të lidhur në rrjetin 20 KË. Viti 2019 do merret si pikë reference, pasi është edhe viti me arkëtimet më të larta: 67.8 mld lekë”.

Ajo foli më tej edhe për humbjet në rrjet, duke shtuar se në 2013 gjysma e energjisë së transmetuar në rrjet humbistë, ndërsa në 2017 arritëm në 46% sot jemi në 19% të humbjeve.

“Në disa zona ku ka përfunduar investimi si në Kombinat niveli i humbjeve është 4%, ky është edhe niveli europian i humbjeve.

Ne duam që niveli i humbjeve të arrijë atë europian. Kjo gjë është arritur në disa zona.

Kostoja e blerjes së energjisë, në 2015 ishte 150 mld dollarë në vit për mbulimin e humbjeve. Kjo shifër gjatë 2020 kemi shpenzuar 70 mld dollarë si rezultat i mirëmenaxhimit të kaskadës së Drinit”,- shtoi ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?