Aktualitet

Rama/ Do ndërtohen 524 apartamente, 37 njësi shërbimi dhe qendër tregtare

Kryeministri Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, zyrtarë të lartë shqiptarë dhe zyrtarë të lartë të Turqisë ndodhen sot në Laç, për procesin e rindërtimit.

Rama njofton se në Laç, në kantierin e madh të rindërtimit, do të ndërtohen 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime dhe një qendër tregtare. Ndërkohë, zyrtarët turqë kanë falenderuar Ramën dhe Ahmetajn, për mikëpritjen e ngrohtë, siç e kanë quajtur ata.

“Laç – Në kantierin e rilindjes së Laçit pas tërmetit, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Turqisë.

Zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare.

Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?