Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo vazhdon në gjumë letargjik.

Aktualitet Politike

Jemi në ditët e fundit të vitit dhe banorët e fshatrave përreth Korçës ende vazhdojnë që të ardhurat e tyre t’i vëne në funksion të përmiresimit të infrastrukturës rrugore pasi paaftësia e Kryetarit të Bashkisë për të gjeneruar investime në këto zona ka bërë që këto probleme të mbeten në harresë.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Kryetarit të Bashkisë nuk i bën aspak përshtypje mungesa e infrastrukturës e as mungesa e ngrohjes në shkollat fillore dhe të mesme sepse fokusi i tij janë shifrat e tenderave për përfitimet klienteliste dhe aspak në shërbim të qytetareve.Atij i intereson që taksat e qytetarëve të keqpërdoren në funksion të kësaj oligarkie.Sotiraq Filo ka vec një hobi,të jetë kukulla në shërbim te oligarkisë,jo në sherbim te banorëve të qytetit të Korçës dhe zonave përreth saj.Ne 25 prill merr fund kjo papërgjegjshmëri,dhe kjo maskaradë.

Ne 25 prill ndëshkim me votë plebishitare për kryetarin e bashkisë kukull që ka shpërdoruar taksat e qytetarëve.

Zëdhënëse e LSI Korçë

Brisilda Felah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *