Rama jep çelësat e shtëpive të para në Shijak, nëna e moshuar i dhuron lule
I shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Elton Arbana dhe deputeti Jurgis Çyrbja, Rama ka shkëmbyer batuta me banorët dhe pronarët e shtëpive. Një zonjë e moshuar i ka dhuruar kryeministrit një buqetë të vogël me lule.
“Jam e fortë se më ke bërë ti të fortë”, i tha zonja kryeministrit dhe i dhuroi lulet, ndërsa Rama ia ktheu “Shumë faleminderit se këtë lulen e kemi të partisë sonë.”
Më tej, ai vazhdoi batutat me banorët e tjerë, të cilëve u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja.
“Nuk e besojshe ee, apapapa. (Futen në shtëpinë e radhës). Ti mbas meje, mbas meje ti. Dritan të lutem lyerjen e këtyre cepave, se ky është demokrat. Se ashtu e mban ky, vetëm me prish dinë këta”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari dhe të tjerët nisën të qeshnin.
Teksa dalin nga shtëpia, Rama i kërkon kryefamiljarit të mbajë mirë bashkëshorten sepse pa të, sipas kryeministrit, “është si shtëpia e vjetër”.
“Ta gëzoni edhe mbaje mirë këtë. Ta mbash se pa të je si shtëpia vjetër ti”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari ia ktheu “Nusen ee? Atë e mbaj unë.”