“Më 25 prill votojmë me mendjen tek ekonomia, jo për batutat e Ramës”

Politike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Tepelenë me qytetarët.

Me anë të një postimi në Intastory, Kryemadhit nga takimi i ka bërë përshtypje fjala e një qytetari, i cili është shprehur se ‘më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit’, teksa shkruan se qytetarëve iu është sosur durimi me arrogancën e pushtetit.

Kryemadhi citon: 'Më 25 prill votojmë me mendjen tek ekonomia, jo te batutat e atij 'të gjatit'

“Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.” Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shkruan ajo.

Screenshot_20.png

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *