Sondazhi i NDI: Shqiptarët rritje të besimit tek Meta

Politike

Shqiptarët ndihen të shkëputur nga Qeveria dhe gati 2/3 e tyre shprehin pakënaqësi dhe rënie të ndjeshme interesi edhe për politikën në tërësi. E vetmja rritje e konsiderueshme e vlerësimit, besimit dhe interesit të tyre konstatohet për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Këto janë konkluzionet e bëra publike së fundmi nga një sondazh i realizuar nga Instituti Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) për të kryer mbi Angazhimin Politik në Shqipëri.

Sipas rezultateve të bëra publike, interesi i shqiptarëve për rolin e Presidentit Meta është rritur me 6%, krahasuar me vitin 2016.

Trendi për njohjen e rolit të Presidentit konstatohet kryesisht tek moshat nga 18-30 vjeç, ku vërehet kryesisht interesimi në rritje.

Shqiptarët në tërësi kanë treguar interes të ulët për Qeverinë, Bashkitë, Parlamentin dhe politikën në tërësi.

Konkretisht për Qeverisjen Vendore interesi nga 60% në vitin 2016, ka rënë në 53% në vitin 2020, pra 7 %.
Për Qeverinë gjithashtu ka një rënie interesi me 2% nga ana e shqiptarëve, nga 48% në vitin 2016, në 46% në vitin 2020.

Bie në sy fakti se dhe interesi për politikën në tërësi ka një rënie të ndjeshme me 9%, nga 51% në vitin 2016, në 42% në vitin 2020.

Rritja e ndjeshme e interesit dhe e besimit të shqiptarëve tek Presidentit Meta, lidhet kryesisht me qëndrimet e Tij të qarta në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, që siç tregojnë rezultatet e këtij sondazhi, kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e popullaritetit dhe të mbështetjes së tij nga shqiptarët, veçanërisht nga të rinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *